Sipas vendimit të Gjykatës i cili disponohet nga Ora News, lirimi i Durim Keçit ka ardhur pasi gjykata ka anuluar procedurën e ekstradimit dhe ka vendosur njohjen në Shqipëri të dënimit të dhënë në mungesë nga autoritetet Italiane.
Mësohet se me këtë procedurë ka qenë dakord edhe prokuroria.
Gjykata e Durrësit në vendimin e saj deklaron njohjen dhe konvertimin e dënimit të dhënë nga gjykata penale e Gjenovës në 9 (nëntë) vite burgim për Durim Keçin. Më pas, nga kjo masë dënimi gjykata ka vendosur që shtetasit nga Shijaku t'i zbritet periudha e vuajtur në paraburgim nga i dënuari Durim Keçi nga data 25.05.2002 deri më datë 19.12.2005, periudhë e cila llogaritet një ditë paraburgim baraz me 1.5 dite burg.
Po kështu gjykata ka llogaritur edhe përfitimin e Keçit nga amnistia Italiane e vitit 2006 - 2013. Në seancë është paraqitur fakti se me urdherin nr.19.06.2013 te Gjykates se Apelit Gjenova, Durim Keçit i janë falur 3 vite burgim.
Llogaritja e amnistive e faljeve në itali dhe paraburgimi në Shqipëri ka sjellë në fund edhe lirimin e Durim Keçit