Report TV - Marshim homazh në Lezhë për vrasjen e studentës 21-vjeçare Ariela Murati

  • 6 years ago
Me lule dhe fotografitë e Arielës në duar, të rinj dhe aktivist të të drejtave të njeriut në Lezhë, kanë zhvilluar një marshim homazh në përkujtim të studentes 21-vjeçares, e cila mesditën e së dielës u qëllua për vdekje nga shoku i saj Aldison Belulaj.

Të pranishmit lëvizen në këmbë përgjatë bulevardit Gjergj Fishta dhe më pas ndezën qirinj pranë obeliskut të Besëlidhjes, ndërsa kanë kërkuar sensibilizimin e shoqërisë për t?ju dhënë fund ngjarjeve të tilla.
Vrasja e Ariela Muratit nga shoku i saj para fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, tronditi mbarë opinionin publik, të cilët e kanë dënuar ashpër këtë krim.

Një aktiviste shprehet se "këto tre ditë kemi përjetuar një tragjedi, vrasjen e një studente të re. Krimi nuk do justifikim, madje edhe mbrëmë i është shpëtuar edhe jeta e një vajze në Malësi të Madhe.