Treg i përbashkët rajonal - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zhvillimi ekonomik i rajonit të Ballkanit Perëndimor kalon jo vetëm përmes reformave institucionale dhe forcimit të kapaciteteve financiare, por edhe me mbështetjen e Bashkimit Europian.



Ministri i Financave Ahmetaj tha se Procesi i Berlinit mbetet në thelb të zhvillimit të rajonit.



?Nëse vendet e Ballkanit do investonin së bashku të gjitha kapacitetet e tyre në përmirësimin e rrjetit të kolektivitetit, do duheshin 80 vite, ose do e çonte borxhin publik në 180%, çka është e pamundur?



Ekonomia dhe zhvillimi i saj mbetet faktor i rëndësishëm edhe në procesin e integrimit evropian. Presidenti i Republikës Ilir Meta apelon bashkëpunim mes vendeve të rajonit, me qëllim rritjen ekonomike.



?Krijimit të një tregu të përbashkët rajonal në sektorin energjetik duke ndihmuar në konsolidimin e këtij sektori, diversifikimin e burimeve të tij dhe duke garantuar dhe përforcuar sigurinë energjetike të rajonit. Hartimit sa më parë të ?një pakete të përbashkët? projektesh strategjike për të gjithë rajonin. Rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian nuk mund të jetë kurrsesi një proçes i mëvetëm dhe i shkëputur nga rrugëtimi i vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor?



Në forumin për zhvillimet ekonomike rajonale, Presidenti Meta tha se pavarësisht reformave të ndërmarra në më shumë se dy dekada, produktiviteti në ekonomitë e vendeve të rajonit vazhdon të mbetet relativisht i ulët.

Recommended