Kush vjen per dreke/ Si te detoksifikojme trupin nga kafeina (24.01.2018)

  • 6 years ago
Kur fillojmë të konsumojmë kafeinën duket se nuk heqim dot dorë prej saj dhe deri diku bëhemi dhe të varur. Sot në rubrikën ?Me duart e Kristit?, në emisionin ?Kush vjen për drekë? do të mësoni disa mënyra se si të detoksifikoni trupin nga kafeina.
Detoksifikimi nga kafeina mund të nevojitet për shumë arsye dhe disa prej tyre mund të përfshijnë:
-kafeina mund të mos ketë më të njëjtat efekte që ka patur dikur
Sasitë e konsumimit të kafeinës janë të pakontrolluara dhe konsumi i kafeinës po çon në probleme shëndetësore. Të heqësh dot nga kafeina nuk është aspak e lehtë, por ekzistojnë 2 mënyra për tu detoksifikuar:
Metoda e parë është ajo e heqjes dorë apo shkëputjes. Nëpërmjetë kësaj metode në vend që të hiqni menjëherë dorë nga kafeina reduktoni sasinë e konsumit ditor të kafeinës.
Metoda e refuzimit të kafeinës, kjo është mënyra më e mirë, por kjo vjen me një shok të madh për organizmin.
Moskonsumimi i kafesë për ata që nuk bëjnë dot pa të mund të bëjë të ndiheni keq apo të mos jeni produktivë.