Report TV - Tritol brenda banesës, 34 vjeçari u paralajmërua për herë të dytë

  • 6 years ago
Një shpërthim ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në lagjen Dunavat në qytetin e Gjirokastrës. Mësohet se një sasi tritoli ka qenë vendosur në brendësi të banesës së Gentian Litit në pjesën veriore të kësaj lagjeje duke shkaktuar lëndime të lehta në kokë të këtij të fundit, si dhe dëme në materiale.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka dërguar në spitalin e Gjirokastrës të lënduarin 34 vjeçarin Gentian Litin i cili pas mjekimit është rikthyer në banesë.

Në momentin e shpërthimit, të pestë anëtarët e familjes Liti, kanë qenë në brendësi të banesës dhe fatmirësisht askush prej tyre nuk kanë pësuar asnjë dëmtim fizik, përveçse disa gërvishtje në kokë të djalit të shtëpisë Gentianit që mendohet se ka qenë edhe targeti i atentatit me tritol.

Recommended