Ora News - Durrës, Rama merr timonin e peshkarexhës, ironizon edhe protestën e opozitës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Njësoj si në 25 qershor kur shqiptarët i besuan vetëm atij qeverisjen, kryeministri Rama ka marrë drejtimin i vetëm të një peshkaraxhe në Portin e Durrësit për të diskutuar problemet e këtij sektori. I vetëm në timon, kryeministri Rama nuk ka lënë pa ironizuar protestën e opozitës dhe batutat nuk kanë munguar as me vetë peshkatarët.

Rama: Rri kështu nga prapa se ka hall të datës 27. E mban mend si të kam gjetur herën e parë?! Dy gishtat të kishin ngel se vetë ishe zhytur në ujë. Tashi dole nga uji, puna është të thahesh dhe shpirtin demokratik e tregojnë me protesta kundër nesh në kohën e lirë.

Markata peshku, subvencione për peshkun e kaltër dhe ndërhyrje në port ishin premtimet që kryeministri bëri, ndërsa vetë ata kërkuan më shumë subvencione dhe ndërhyrje për ata që gjuajnë me dinamit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/durres-rama-merr-timonin-e-peshkarexhes-ironizon-edhe-protesten-e-opozites