I dënuar me 9 vite burg për drogë dhe 6 armë, momentet kur kapet i shumëkërkuari në Tiranë

  • 6 years ago
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale "Prodhim e shitje e narkotikeve" dhe "Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake"

Më datë 23.01.2018, në fshatin ? Kllojkë?, në bazë të dhënave të siguruara në rrugë operative nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë nr 1, është bërë e mundur kapja e shtetasit të shumëkërkuar :

? Gazmend Biraci , 43 vjeç, banues në fshatin ??Kllojkë?? , Tiranë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim me datë 12.10.2016, i cili dyshohej se ishte bashkëpuntor për veprat penale ? Prodhim e shitje e narkotikeve" dhe "Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake", ku gjate operacionit të bërë ne fshatin "Kllojkë? u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale, 79.6 kilogram lëndë narkotike e llojit ?Cannabis Sattiva?, dhe 6 armë zjarri.