Ora News - Kryemadhi: Rama të heqë dorë nga plehrat ose do të përfundojë vetë në kazan

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë në mbrojtje të banorëve që kundërshotjnë ndërtimin e impiantit të plehrave në Vërri të Fierit.

Në një dalje për mediat, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të heqë dorë nga ndërtimi i këtij incineratori, se ndryshe do përfundojë vetë në kazanin e plehrave.

Kryemadhi: Në qytetin e Fierit banorët janë duke u dhunuar barbarisht nga policia e shtetit për shkika se kërkojnë që në tokat e tyre të mos helmohen dhe mos sëmuren. Prej disa muajsh një kompani e zotëruar nga militantë të PS ka përfituar në mënyrë të dyshimtë tre koncesione për të ndërtuar tre impante djegiesh. Në Fier ky projekt është refuzuar nga banorët, edhe në Mbyet, edhe në Mbrostar, edhe në Verri.Kanë të drejtë se projekti nuk ka lindur si nevojë e përpunimit të plehrave.Është e qartë se nuk duhet në qarkun e Fierit. Incinerimi nuk ka vend në Shqipëri përvese kur kërkohen të përpunohet plehrat që vinë nga vende të tjera të BE dhe nëse ky është qëllimi i Edi Ramës, nuk është qëllimi i shqiptarëve.Sot beteja nuk është thjesht e atyre banorëve por gjithë shqiptarëve. Betejë kundër mafias që plehrave që është instaluar në Shqipëri. I bëj thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga plehrat se do të përfundojë në kazanin e plehrave dhe ai por i pa riciklueshëm.

Kryemadhi tha se ky impiant nuk mund të ndërtohet aty për shkak se ato janë toka buke.

Kryemadhi: Ne mezi po gjejmë dhe hapim toka të reja buke për shqiptarët. Nëse janë të vërteta fjalët se kryetari i bashkisë është pronari i tokës ku do ndërtohet impianti i plehrave, kjo nuk është vetëm një vepër korruptive por një vepër kriminale e shumëfishtë.

Kryetarja e LSI apeloi policinë dhe kryetarin e Bashkisë të tërhiqen nga terrori ndaj kryepleqve për të marrë firmat, që të bëjnë të mundur ndërtimin e një impianti plehrash që është i paligjshëm.

Kryemadhi: Mund të frikësojnë dhe marrin katër firma por nuk mund të kthejnë mbrapsht revoltën e qytetarëve.

Kryetarja e LSI iu drejtoi një apel anëtareve të partisë së saj që t?i bashkohen protestës së banorëve në Vërri, për të ndalur këtë projekt.

Protesta e banorëve që kundërshtojnë ndërtimin e impiantit ka sjellë edhe konfrontimin e tyre me forcat e policisë. Ata kërkojnë bllokimin e punimeve, duke akuzur se projekti është vdekjeprurës për ta.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryemadhi-rama-te-heqe-dore-nga-plehrat