Report TV - Ekskluzive/Vrasja e gruas me urdhër-mbrojtje,KLD:Gjyqtari,shkelje të rënda

  • 6 years ago
Një vit nga vrasja e Liljana Rukës nga bashkëshorti i saj Ferdinand Ruka dhe pse ishte me urdhër mbrojtje nga gjykata, Këshilli i Lartë i Drejtësisë përfundon hetimet për këtë dosje dhe deklaron se gjyqtari Ergys Selmani ka kryer shkelje të rënda.
ReportTv ka mundur të sigurojë ekskluzivisht konkluzionin e inspektimit tematik të kryer nga KLD, ku thuhet se:

?Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë e humbjes së jetës të shtetases Liljana Rukaj, e cila ishte subjekt i urdhrit të mbrojtjes të lëshuar nga gjyqtari Ergys Selmani i Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Fier, KLD me vendimin nr.38 datë 15/9/2017 vendosi të kryejë inspektimin tematik të gjyqtarit?.

Në përfundim të hetimit disiplinor të rastit në fjalë, inspektoriati ka konkluduar se gjyqtari ka kryer shkelje të rënda profesionale, që diskretitojnë rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit, thuhet në materialin e siguruar nga ReportTv.

Pas këtij konkluzioni inspektoriati i KLD ja ka përcjellë raportin Ministrisë së Drejtësisë më datë 18.1.2018 dhe kërkon nga ministrja Etilda Gjonaj nisjen e hetimit disiplinor për gjyqtarin Ergys Selmani.

Recommended