Report TV - Jaho dhe Domingo do të interpretojnë operën “Thais”, 2 e 5 shkurt

  • 6 years ago
Sopranoja Ermonela Jaho do të ngjitet në skenën e Qendrës Kombëtare të Arteve në Pekin në rolin e Thias, personazhit kryesor të operës me të njëjtin titull. Ajo do të jetë në krah të baritonit me famë botërore Placido Domingo, që në veprën e kompozitorit francez, Jules Massenet, do të ketë rolin kryesor të murgut, Athanael.

Për një kohë të gjatë, ?Thaïs? ka qenë një ndër veprat më të njohura, por që nga mesi i shekullit të XX, ajo dalëngadalë u la në harresë. Rikthimi në skenë është bërë nga Qendra Kombëtare e Arteve e Pekinit, falë regjisorit argjentinas Hugo de Ana. Ai është gjithashtu skenografi dhe kostumografi i shfaqjes.

Vepra sjell ën skenë rrugëtimin shpirtëror të një murgu, dhe duhet shumë mjeshtëri për të arritur nivelin artistik.Regjisori De Ana ka pohuar se muzika e veprës është ?jashtëzakonisht e bukur, si kur përshkuan ritualet fetare dhe betejat e brendshme të karaktereve.?

Recommended