Ora News - Protesta para hotelit ku mbahen bisedimet: "Greqi dëno vrasësit!"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një grup aktivistësh të shoqërisë civile po protestojnë në vendin e quajtur Lendina e Lotëve, pak metra larg hotelit në të cilin po vijon dita e dytë e bisedimeve midis ministrit Bushati dhe ministrit grek Kotzias.

Protestuesit kërkuan nga ministri Bushati të bënte pjesë të axhendës së bisedimeve me homologun grek edhe çështjen e 100 shqiptarëve të varrë e të masakruar në burgjet greke, të cilat kanë mbetur ende pa u zbardhur dhe autorët nuk janë ndëshkuar

Aktivistët mbanin në duar pankarta ku shkruhej: "Drejtësi për bijtë e shqiptarëve", "Nuk mund ta fshini kurrë të vërtetën", "Pse hesht zoti Ministër!" "Greqi dëno vrasësit e Pëllumb Mark Nikollaj!"

Aktivisti i Shopërisë Civile Aulon Kalaja iu referua rastit më të fundit të ndodhur në vitin 2016 ku një i ri nga Lezha humbi jetën në një prej komisariateve te vendit fqinj. Kalaja i bëri thirrje ministrit Bushati që ti kërkoje llogari homologut grek për vrasjen e 28 vjeçarit Pëllumb Marknikolla dhe për të gjithë rastet e tjera të vrasjeve torturave dhe keqtrajtimeve të shtetasve shqiptare nga autoritetet greke

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/protesta-para-hotelit-ku-mbahen-bisedimet-greqi-deno-vrasesit

Category

📺
TV

Recommended