Report TV - Dokumenti, PD letër Kuvendit: Kandidatët për KLP e KLGJ nuk plotësojnë kushtet

  • 6 years ago
Partia Demokratike përmes kryetarit të grupit Spaho u ka dërguar letër drejtuesve të institucioneve shqiptare dhe përfaqësive ndërkombëtare në Tiranë duke i vendosur në dijeni sipas tyre për parregullsitë e vërejtura në procesin e kandidimit për anëtarët jomagjistratë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Thelbi i letrës së PD është që sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka injoruar, në tejkalim flagrant të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore, vlerësimet e bëra nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), duke kualifikuar kandidatë të skualifikuar nga ky organ kushtetues ndërkombëtar për KLGJ dhe KLP. PD kërkon rihapje të procesit për të thirrur profesionistët që të bëhen pjesë e organeve të reja të sistemit të drejtësisë.