Report TV - Tiranë, kapet me 25 doza kokainë, në pranga taksisti 38-vjeçar

Report TV

by Report TV

1 view
Një taksist ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike të forta. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor 'Taksisti', i cili është kapur në fragrancë në rreth-rrotulimin e 'TEG'-ut, ku janë sekuestruar dhe 25 doza kokainë.

Në pranga ka rënë 38-vjeçari Klaudian Sina, lindur në Peqin dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë, i cili shfrytëzonte profesionin e tij si taksist për pazare droge, të cilën e shpërndante kryesisht në zonën e Saukut dhe atë të Tiranës së Re.
Burime i thanë Report Tv se policia e ka përgjuar për disa muaj taksistin, i cili kishte klientë biznesmenë dhe shumë të rinj, që i furnizonte me kokainë prej muajsh.

Në disa raste taksisti e ka çuar lëndën narkotike edhe në lokalet e natës në periferi. Report Tv mësoi se klientët e merrnin në telefon sikur donin të lëviznin me taksi dhe u çonte kokainën, ku një dozë e shiste nga 70-100 euro, duke iu thënë klientëve se ishte e pastër. Taksisti komunikonte gjithmonë me kode me klientët e tij, të cilët ishin kryesisht biznesmenë.