Ora News - Basha: Rama dhe lidhjet e tij me krimin, pengesa kryesore për Shqipërinë europiane

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e 27 janarit për të bërë të mundur heqjen e pengesës së fundit për integrimin europian të vendit, që sipas tij është Edi Rama.

Në një takim me aktivin e degës 7 të Tiranës, kreu i opozitës përmendi kushtin kryesor për hapjen e negociatave, që sipas tij Kryeministri nuk po e përmbush.

Basha: Prej Edi Ramës nuk po luftohet krimi. Prej Edi Ramës nuk po vihen dot para drejtësisë edhe ata që janë kapur me presh në duar, si Sajmir Tahiri. Prej Edi Ramës nuk kapet ?Eskobari i Ballkanit?, i cili bredh i lirë nga Tirana në Sarandë dhe nderohet në vend që të arrestohet nga policia dhe oficerët e korruptuar të policisë, që sot e kësaj dite ndodhen në kupolën e saj. Edi Rama është pengesa kryesore për Shqipërinë europiane. Për ambicien e tij, për pushtetin e tij, për frikën e tij, për lidhjet e tij me krimin, e ka bërë kurban Shqipërinë europiane.

Kryetari i Partisë Demokratike vuri në dukje se nën drejtimin e Edi Ramës, policia është shndërruar në një organizatë kriminalë.

Kreu i opozitës theksoi se në rokadën mes Tahirit dhe Xhafajt, ka ndryshuar vetëm lloji i drogës që trafikohet nën mbrojtjen e qeverisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-rama-dhe-lidhjet-e-tij-me-krimin-pengesa-kryesore-shqiperine-europiane