Ora News - Bisedimet me Greqinë, Idrizi: Politikanët tanë na tradhëtuan, janë me dy fytyra

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i PDIU shpëtim Idrizi ka shfrytëzuar 27-vjetorin e themelimit të shoqatës ?Çamëria?, për të hedhur akuza të ashpra mbi bisedimet e zhvilluara mes dy homologëve Bushati-Kotzias në Kretë. Sipas Idrizit diktatura i dënoi me harresë çamët, ndërsa politika sot me tradhti.

Idrizi: Në duhet ta gjejmë udhën tonë, Enver Hoxha I dënoi me harresë camët të tjerët me tradhti. Flisnin në tribuna për votat por natën bënin marrëveshje për ta groposur çështjen çame. Ne jemi akti i fundit i ndëshkimit me te pabesë, teksa ngrinin shëndet dhe përbetoheshin për Çamërinë. Dikur greku përdorte bandat, sot politikanët tanë më dy fytyra për marrëveshje. Problemet me fqinjët nuk i krijuam ne, por ata janë gjithmonë problemi. Nuk dihet a është marrëveshja zgjidhja e problemit. Nuk e di këto koka të mëdha si do të përballen me kujtesën e kombit.

Idrizi paralajmëroi se PDIU do të ndërmarrë të gjitha rrugët nga protesta deri te referendum për të mos lejuar varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri.

Idrizi: Përsëris kërkesën për varrezën për të rënet në Çamërë. Ne do të ndërmarrim të gjithë hapat juridike, protesta dhe referendume që të mos lejojmë ngritjen e varrezave të ushtarëve grekë edhe nëse miratohet ngritja e varrezave të Çamërisë në Greqi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bisedimet-me-greqine-idrizi-politikanet-tane-na-tradhetuan-jane-me-dy-fytyra

Category

📺
TV

Recommended