Ora News - Plumba për dashurinë e ndaluar, Gjykata lë në qeli 22 vjeçarin që qëlloi 14 vjeçaren

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dashuria e ndaluar për shkak të lidhjeve të gjakut mund të kishte prodhuar një tragjedi të premten e kaluar në Divjakë ku një 22 vjeçar qëlloi me tre plumba 14 vjeçaren me të cilën kërkonte një lidhje. Ai u shfaq i penduar në gjykatë ndërsa u la në qeli deri në fund të hetimit

Ky është Bajram Krasniqi, 22 vjeçari nga Babunja e Divjakës, që të premten e kaluar qëlloi me 3 plumba një 14 vjeçare me të cilën ishte i dashuruar, por nuk e dinte se kishin një lidhje gjaku.

Në seancën për rivlerësimin e masës së sigurisë, 22 vjeçari u shfaq i penduar. Ai pranoi se qëlloi drejt 14 vjeçares, por theksoi se asnjë herë nuk kishte qenë në dije të lidhjes së gjakut.

Prokuroria nga ana tjetër ka ngritur ndaj të riut akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, mbi të cilat gjykata e Lushnjes vendosi ta lërë në qeli.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/plumba-dashurine-e-ndaluar-gjykata-le-ne-qeli-22-vjecarin-qe-qelloi-14-vjecaren