Ora News - Hekurudha Durrës-Tiranë, stacioni i udhëtarëve do të rikthehet përsëri në bulevard

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Stacioni i trenit për qytetarët Tiranës do të rikthehet në Bulevardin e Ri, aty ky ka qenë stacioni historik.Komisioni i Ekonomisë ndryshoi marrëveshjen me BERZH, e cila parashikon një shtesë prej 112 mijë eurosh për ndërtimin e segmentit nga kthesa e Kamzës në Bulevard.Ky ndryshim i projektit u bë me arsyetimin për të lehtësuar udhëtarët që zgjedhin të lëvizin me anë të hekurudhës.

Të gjithë ata që do të duhet të udhëtojnë me tren nga Tirana në Durrës nuk do të duhet më të shkojnë në Kashar por në vendin historik të stacionit, aty kiu sot ëhstë zgjatimi i bulevardit "Zogu i Parë".

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar ndryshimin në marrëveshjen me BERZH, i cili parashikon rivendosjen e stacionit qendror të trenit duke përfshirë linjën hekurudhore me të drejtën e kalimit në Bulevardin e Ri.

Thimio Plaku: U konstatua një rënie drastike e numrit të pasagjerëve mbi 60% të transportuar me hekurudhë sepse spostimi i transportit të udhëtarëve në stacionin e Kasharit sigurisht që do ti jepte një goditje shumë të rëndë këtij transporti sepse njerëzit nuk do të vinin në Kashar pastaj të merrnin automjetet apo mjetet e transportit publik për tu futur në Tiranë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hekurudha-durres-tirane-stacioni-i-udhetareve-do-te-rikthehet-perseri-ne-bulevard

Category

📺
TV

Recommended