Report TV - Ekskluzive/ Report Tv siguron pamjet e grabitjes se postës dhe bankës

  • 6 years ago
TIRANE-REPORT TV ka arritur që të sigurojë pamjet ekskluzive të autorit pas grabitjes së filialit të postës dhe bankës së nivelit të dytë brenda ambienteve të Hipotekës. Në pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë duket grabitësi, një djalë i ri rreth 25-vjeç i veshur me të zeza, me kapuç, kapele me strehë dhe i armatosur, teksa largohet nga Hipoteka. Shuma që ka marrë ka qenë rreth 2-3 milionë lekë të vjetra.

Autori në pamjet e siguruara nga Report Tv duket teksa largohet me vrap pasi ka marrë paratë, ndërsa pak metra larg Hipotekës së Tiranës kërcënoi me pistoletë një polic të rrugores. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, pranë ish-Stacionit të Trenit mesditën e sotme. Në orën 14:04:18 autori duket duke u larguar me vrap pas grabitjes që ka zgjatur rreth një minut, ndërsa policia deklaron se jemi njoftuar në 14:05 minuta.

Ai duket se gjithçka e kishte planifikuar deri në detaje dhe ishte profesionist, pasi grabitjen e ka kryer për rreth një minut, ndërsa ka zgjedhur momentin e pikut në Hipotekë, por edhe fluksit të madh në zonë duke u larguar në këmbë në rrugicat në ?Don Bosko?.Por ka dyshime se autori është ndihmuar edhe nga një tjetër person për t?u larguar me makinë. Autori mendohet se i ka dhënë çantë me para personit tjetër, ndërsa fshihet në një banesë në zonën e ?Don Boskës?.

Recommended