Report TV - Atentat me armë zjarri në Tiranë, një i vdekur dhe një i plagosur

  • 6 years ago
TIRANE-Një person ka humbur jetën dhe shoku i tij është plagosur nga një atentat pasditen e sotme në kryeqytet në rrugën ?Shefqet Musaraj? në zonën e ish-parkut të Autobusëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50. Viktima Emiljano Boçi 32 vjeç me precedent penal, njihej edhe me emrin Roland Boçi, ndërsa i plagosur ka mbetur Melvin Disha 27-vjeç.

Sipas burimeve të Report Tv, Boçi dhe shoku i tij pasi kishin konsumuar një darkë së bashku ishin rikthyer në lagje te zona e ish-parkut të Autobusëve në Tiranë, por janë zënë në pritë dhe janë qëlluar disa herë me armë zjarri brenda në makinë, e cila dyshohet silenciator, pasi nuk janë dëgjuar të shtënat.

Autori ka qëlluar disa herë në drejtim të dy shokëve, ndërsa objektiv mësohet se ka qenë Emiljano Boçi, i cili është dërguar me shpejtësi në spital, por ka ndërruar jetë. Melvin Disha ka marrë një plumb në shpatull, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.