Xhafaj: Të ndalet dhuna verbale ndaj policisë, Vettingu do të pastrojë trupën nga të korruptuarit

  • 6 years ago
Me rastin e 105-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit është mbajtur sot një aktivitet në qytetin e Lezhës.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha se Policia e Shtetit ia arriti t?u mbijetojë sfidave dhe rreziqeve, duke u ngritur e konsoliduar si një institucion ligj zbatues që siguron rendin, qetësinë, jetën dhe pronën e qytetarëve. Misioni dhe ideali i tyre mbartet sot me dinjitet nga pjesa më e madhe dhe më e shëndetshme e Policisë së Shtetit.

Sfida e ditës për Policinë e Shtetit është kapja e ritmit të organizatave europiane e të mbërrijë kësisoj në standardet e vendeve të BE-së. Me reformat e gjithanshme të ndërmarra vitet e fundit, qoftë ligjore, infrastrukturore, në burime njerëzore, kemi tashmë një Polici më të përgatitur dhe më reaguese, në mbrojtje të sigurisë publike, jetës dhe pronës së shtetasve.