"Ju Flet Moska": Ku po shkon Shqipëria? - Ora News

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në emisionin "Ju flet Moska", Kastriot Myftaraj ka bërë një analizë për situatën ku ndodhet sot Shqipëria. Myftaraj bëri një analogji me Amerikën e periudhës 1963-1981, kur ishte në një situatë të vështirë.

Myftaraj: Në historinë e afërme të SHBA është një periudhë e cila nis me vrasjen e Presidentit Kenedy në 23 nëntor 1963 dhe përfundon me atentatin e dështuar ndaj presidentit regan në mars 1981. Është një periudhë rreth 18 vjeçare dhe në këtë periudhë kanë ndodhur shumë ngjarje të rënda në Amerikë. Në këtë periudhë ka ndodhur lufta e Vietnamit, ka ndodhur kriza ekonomike, kanë ndodhur protesta të mëdha për liritë dhe të drejtat civile të popullsive me ngjyrë. Me këtë lidhet edhe vrasja e Martin Luter Kingut që ndodh në këtë periudhë, ka ndodhur kriza ekonomike, kriza e naftës etj. Pra ka qenë një periudhë e rëndë për SHBA, rreziku sovjetik etj. Rreth mesit të kësaj periudhe ka dalë një film i famshëm "Netëork" në 1976. Ky film tregon rolin që duhet të ketë media në periudha të tilla në shoqëri, kur njerëzit i duket vetja sikur po jetojnë në ferr, sikur po çmenden. Pra çfarë roli duhet të ketë media përveçse të denponcojë të gjitha ato që ndodhin. Jo rastësisht filmi ka dalë në këtë periudhë. Edhe shtetet e mëdha kanë probleme të vështira por dinë ti kalojnë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-ku-po-shkon-shqiperia