Ora News - Deputeti i BDI: Ligji për gjuhën shqipe përmbushi marrëveshjen e Ohrit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ligji për gjuhën shqipe ka përmbushur të gjitha normativat e marrëveshjes së Ohrit. Kështu tha deputeti i BDI, Artan Grubi në një intervistë me skype për Ora News.

Nga Maqedonia, deputeti shqiptar deklaroi se miratimi i gjuhës shqipe është një arritje e jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët.

Artan Grubi: Kjo është një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për ata që jetojnë në Maqedoni, por edhe për ata në Shqipëri dhe Kosovë. Me ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe me miratimin sot u përmbush pjesa normative e marrëveshjes pasore të Ohrit. Me këtë rast u plotësua edhe një proces që ka filluar që në vitin 2001 me përfundimin e luftës së UÇK dhe me ndyrshimet kushtetuese deri në këtë arritje të fundit që është barazimi i gjuhës shqipe me atë maqedonase.

Grubi deklaroi se me këtë vendim të gjithë shqiptarët mund të flasin shqip në institucionet e Maqedonisë dhe po ashtu mund të marrin përgjigje po në gjuhën shqipe.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/deputeti-i-bdi-ligji-gjuhen-shqipe-permbushi-marreveshjen-e-ohrit