Report TV - Protesta e opozitës, qytetarët: PD dhe LSI protestojnë për pushtet

  • 6 years ago
Një ditë pasi kryetari i PD, Lulzim Basha zyrtarizoi datën e protestës, më 27 janar, opozita ka nisur përgatijet në terren. Qytetarët për Report TV shprehin mendime të ndryshme por konstatojnë se liderët politikë protestojnë për të marrë pushtetin e jo për popullin.

Opozita ka nisur përgatijet për protestën e 27 Janarit. Por si e shikojnë të thirurit në protëstë ftesën e Bashës dhe Kryemadhit? Për Report TV ata ndajnë qëndrime të ndryshme por nuk ngurojnë të pohojnë se liderët politikë protestojnë për të marrë pushtetin e jo për popullin.
Qytetarët kundër protestës thonë se ?nuk jam dakord me këtë, jam me një parti edhe nuk e ndryshoj me asnjë. Arsyeja është se kë do të rikthejmë, Saliun, Bashën apo Monikën, floririn apo rrugën e Kombit, kjo nuk është e drejtë. Mua nuk më duket e drejtë sepse do bëjë diçka prapë, rrëmujë, njerëzit do të shpërndahen. Kjo qeveri ka ecur shumë mirë tani, Kryeministri ka ecur mirë deri tani, vetëm me pensionet nuk ka bërë gjë. Njësoj janë, hiq njërin vendos tjetrin, populli po vuan. Çdo kush karrigen e vet do të zërë, për ne askush nuk mendon".

Category

📺
TV

Recommended