Ora News - Studimi: Në Tiranë fëmijë mbipeshë, në Kamëz të kequshqyer

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një studim i auroritet shëndetësor rajonal në Tiranë ku janë pyetur 800 nxënës dhe 15 shkolla, evidenton problematika që lidhen me kequshqyerjen, shkimin dhe qëndrimin e tyre përpara televizioni pa praninë e prindërve.

Nxnësit e klasës së dytë i janë përgjigjur një pyetësor që lidhet më keto çështje, dhe gjetjet janë shqetësuese përsa i takon ushqyerjes dhe shikimit. Sipas raportit, 4% e femijeve janë nënpeshe, 13% e tyre mbipeshë, 9% janë obez dhe 74% fëmije me peshë normale.

10% e fëmijëve i janë përgjigjur pyetësorit se konsumojnë 1 vakt në ditë, 11% e tyre konsumojnë 2 vakte, dhe 38% katër vakte në ditë, që evidenton në këtë mënyrë problematikat e kequshyerjes. Shifrat më të larta janë në Kamëz ku dhe zhvillimi fizik i 8 vjeçareve është i mangët sepse fëmijët hanë vetëm njëherë në ditë.

Pyetur se kur e kanë takuar për herë të fundit mjekun okulistë, 80% e fëmijëve janë përgjigjur përpapra 1 viti, ndërsa 20% e tyre kanë dekluara se asnjëherë. Gjetjet në kampionin e marrë në studim tregojnë se fëmijë me probleme serioze në shikim janë 3% syri i djathte dhe 4% syri i majtë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/studimi-ne-tirane-femije-mbipeshe-ne-kamez-te-kequshqyer