Report TV - Kapet gomonia 7 metra e gjatë në Zvërnec. dyshohet se do përdorej për trafik droge

  • 6 years ago
VLORE-Policia dhe Delta Forcë në një operacion që po zhvillojnë në Jug të vendit kanë gjetur dhe sekuestruar një gomone pranë plazhit të Zvërnecit. Burime për Report Tv pohojnë se gomonia me dy motorë është e gjatë 8 metra.

Ndërsa në zonë vijon aksioni për gjetjen e sasisë së drogës, pasi dyshohet se gomonia do të transportonte kanabis drejt Italisë. Pak ditë më parë në një aksion mes Shqipërisë-Italisë dhe Malit të Zi u bllokua një gomone dhe u arrestuan 3 malazezë, ndërsa në hetim janë edhe 3 shqiptarë.

Recommended