Durrës, fluks te pediatria, shtohen rastet e sëmundjeve të stinës te fëmijët nga 0-12 vjeç

  • 6 years ago
Në qytetin e Durrësit janë shtuar rastet e sëmundjeve të stinës te fëmijet e vegjël nga 0-12 vjeç.

Në këtë spital pediatrik janë rreth 120 raste në 24 orë, te fëmijëve me sëmundjet e stinës, të cilët vizitohen në vizitat ambulante, ku rreth 10 prej tyre shtrohen në spital. Në këtë mënyrë, vizitat ditore dhe shtrimet në spital janë duke u rritur.

Shefi i pediatrisë Fatmir Shahini në intervistën për Report Tv, thotë se kjo është periudha më problematike, ndërsa evidenon se po punohet që të mos ketë mungesa të medikamenteve.

Ndërkohë e njëjta panoramë paraqitet në pediatrinë e Krujës ku paraqiten dhjetra raste në ditë për trajtimin e epidemisë gripale.

Category

📺
TV

Recommended