Superoperacion kundër mafias - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Forcat speciale të Antimafias Italiane në bashkëpunim me Policinë Gjermane dhe Komandën provinciale të Krotones finalizuan një megaoperacion kundër mafias kalabreze ?Ndrangheta?, i cili ka çuar në arrestimin e 169 personave mes të cilëve edhe 3 kryetarë komunash.



Ky klan i Ndranghetas administronte biznese në miliona euro falë infiltrimeve mafioze në disa sektorë të ekonomisë me aktivitet, si në Itali ashtu edhe në Gjermani.



Operacioni i koduar ?Stige? ka zbardhur aktivitetin kriminal të klanit mafioz një nga më të fuqishmit në Kalabri me degëzime në rajonet e Emilia Romanjas, Lazio, Lombardia, Veneto por edhe në Gjermani.



Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në Gjermani 13 persona të lidhur me aktivitetin kriminal të klanit mafioz te Ndraghetes



Të arrestuarve u janë sekuestruar sende dhe pasuri në vlerë mbi 50 milionë euro.