Ora News - Fier, banorët e fshatit Daullas protestojnë për amortizimin e rrugës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e fshatit Daullas në njësinë administrative Qendër protestuan sot për amortizimin e rrugës, duke bllokuar aksin rrugor që lidh qytetin e Fierit me tre fshatra Mujalli, Grecalli dhe Daullas. Bëhet fjalë për me pak se 1 km rrugë, por banorët thonë se mbi 30 vjet pa u bërë asnje investim.

Protestuesi: Jemi shumë afër qytetit dhe çdo kontakt me kemi me qytetin. Këtu nuk ka as dentist, as farmacist, shumë shërbime që ne i kemi të lidhura me qytetin. Çdo ditë jemi të detyruar të shkojmë 2-3 herë në Fier. Është e përditshme. Përfaqësuesit e bashkisë nuk kanë ardhur fare të diskutojnë me ne, thonë se rruga do të bëhet kur të mbarojë autostrada. Ne nuk mund të presim. Bllokimi i rrugës ka ardhur si revoltë e të gjithë zonës, rruga ka qenë në gjendje të keqe prej dekadash, por tani është bërë më keq. kjo nuk është protestë politike, është protestë e banorëve të kësaj zone. Ne do të protestojmë përsëri, do të shkojmë të protestojmë tek bashkia.

Policia ka ndërhyrë për të zhbllokuar rrugën, duke deklaruar se banorët nuk kanë bërë kërkesë për protestë. Ndërkohë banorët paralajmëruan se nuk do të ndalojnë protestat deri në zgjidhjen e problemit të tyre. Ata deklaruan se do të zhvendosin protestat tek bashkia e Fierit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fier-banoret-e-fshatit-daullas-protestojne-amortizimin-e-rruges