Tonight Ilva Tare - "Ditmir Bushati për negociatat dhe opozitën" (8 janar 2018)

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një intervistë për emisionin Tonight Ilva Tare, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i bëri thirrje opozitës të mos dëmtojë vendin duke penguar hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Bushati tha se nuk ka asnjë kusht shtesë për negociatat përveç 5 prioriteteve. Për sa i përket negociatës me palën greke, Bushati përmblodhi të gjitha çështjet që po negociohen, ndërsa për votën e Shqipërisë në OKB, tha qëndrimi që do të mbante Shqipëria ishte konsultuar me parë edhe me Presidnetin e Republikës përgjatë punimeve të Konferencës Islamike.

I ftuar në Tonight Ilva Tare, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati theksoi se kjo periudhë është shumë e rëndësishme për integrimin e vendit dhe partitë politike duhet të qëndrojnë në lartësinë e kërkuar. Bushati listoi 3 kërkesa për opozitën, për të ndihmuar vendin për të hapur negociatat.

Bushati: Nuk mund sot të bëhemi pishman dhe të nxjerrim lloj-lloj argumentesh për të mos u ulur në tavolinë dhe për të mos e zbatuar reformën në drejtësi. Së dyti, në rast se opozita qëndroi 3 muaj në çadër për të kërkuar garanci shtesë për procesin e administrimit zgjedhor, Kuvendi i Shqipërisë në 100 ditët e tij të para, ka krijuar komisionin bipartizan për reformën zgjedhore. Së treti, i kërkojmë opozitës që të mos hedhë baltë për Shqipërinë.

Përveç 5 prioriteteve, Ministri Bushati garantoi se nuk ka asnjë kusht tjetër shtesë për Shqipërinë për të hapur negociatat.

Bushati: Nuk ka kushte shtesë për Shqipërinë, ka 5 prioritete, këto prioritete, këtu do të jemi, deri në momentin që do të anëtarësohet Shqipëria do të vijojnë të jenë aty por e rëndësishme është për të kuptuar trajktoren dhe shkallën, në rast se shkallët janë ngjitëse apo zbritëse.

Bushati zbuloi se pas strategjisë së zgjerimit nga Komisioni Europian që publikohet në shkurt, rekomandimi për negociatat do të jepet në muajin prill dhe do të shqyrtohet në fund të qershorit

Bushati: Fillimisht në shkurt do të kemi takimin e parë mes Komisionit Europian dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian, ku Komisioni do të bëjë publike strategjinë e zgjerimit. Ne presim që buxheti i ardhshëm 7 vjeçar, 2020-2027 të reflektojë qartësisht zgjerimin si një prioritet. Në prill, Komisioni Europian do të publikojë raportet individuale për secilin prej vendeve që janë pjesë në këtë proces dhe ky është momenti ku ne presim qënë këtë raport Komisioni të konfirmojë progresin që ka arritur Shqipëria sidomos për sa i përket 5 prioriteteve, reformës në drejtësi që është konsideruar si kryereforma apo kryeprioriteti për këtë fazë për të cilën ne jemi, për t?i dhënë mundësi një shqyrtimi nga ana e vendeve anëtare që do të ndodhë në fundin e qershorit.

Lidhur me negociatat për çështjet e hapura me Greqinë, duke mos dhënë shumë detaje, Bushati përmblodhi të gjitha temat që janë aktualisht në tryezë.

Bushati: Paketa e luftës është e qartë për secilin që përfshin pronat, çështjen çame, çështja ...