Ora News - Jerusalemi, ai i kërkoi Turqia, Shqipërisë votën kundër SHBA në OKB?

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një intervistë ekskluzive në "Tonight Ilva Tare", duke komentuar për herë të parë në një studio televizive qëndrimin e Shqipërisë në OKB kundër vendimit të presidentit amerikan për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, thotë se qëndrimi i Shqipërisë për shumë çështje nuk ka ndryshuar që nga vitit 2006. Ai pranon se ka pasur ftesa nga presidenti dhe ministri i Jashtëm turk për këtë çështje, duke mos dhënë detaje të tjera, ndërsa shton se vendimi i Shqipërisë nuk është ndikuar nga Ankaraja zyrtare.

Bushati: Para një viti e gjysmë ka qenë një debat i ngjashëm për votimin e Shqipërisë për sa i përket vendimit për flamurin e Palestinës si vend vëzhgues në OKB. Dy vite më pas është e kuptueshme që e gjithë kjo ishte një flluskë sapuni nga PD. Dy-tre vite më parë ka pasur një diskutim të ngjashëm në Parlament nga Sali Berisha për sa i përket votimit të rezolutës për sanksione ndaj Kubës.

Qëndrimi ynë është si dy pika uji me qëndrimet e Sali Berishës kur ishte në qeverisje. Marrim rastin e Jerusalemit, në OKB ka disa rezoluta dhe kam vënë re nga gjithologët apo ata që unë i quaj jovertebrorë, por edhe ata duhet se mbushin studiot televizive. Ngatërrohet shpesh statusi i Jerusalemit me vendngulimet në Palestinë dhe aktivitetin nuklear në Lindjen e Mesme.

Për statusin e Jerusalemit ka një konsensus ndërkombëtar 70 vjeçar. Qëndrimet e Shqipërisë për këtë rezolutë nga 2006 e deri më sot kanë qenë krejt të njëjta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/jerusalemi-ai-i-kerkoi-turqia-shqiperise-voten-kunder-shba-ne-okb

Category

📺
TV

Recommended