PS sondazhe për të matur mbështetjen e kryebashkiakëve, rezultatet përcaktuese për rikandidim

  • 6 years ago
Partia Socialiste do të zhvillojë gjatë kësaj pranvere sondazhe në 61 bashkitë e vendit me qëllim që të vlerësojë se sa të pranueshëm janë nga votuesit kryetarët e bashkive dhe këshilltarët socialistë aktualë.
Vendimi u morë në Asamblenë e Partisë Socialiste në 6 janar, ku u miratua agjenda politike vjetore e kësaj partie. Në të thuhet se nuk do të rikandidohet askush që nuk merr votëbesimin paraprak të qytetarëve në bashkinë përkatëse.

Kjo skemë do ta ndihmojë PS-në të zgjedhë kandidaturat më të fuqishme për ti vendosur përballë rivalëve të opozitës, dhe të ketë një të dhënë realiste se sa të pranuar janë nga votuesit njerëzit e tyre.

Në asamble, Rama dhe Balla ju vendosën edhe dy kushte të tjera të zgjedhurve vendorë aktualë.

?Dhe një nga kriteret themelore për të mbështetur kandidaturat për zgjedhjet e ardhshme lokale është suksesi në reformën e ujit i kryetarëve të bashkive? është shprehur kryeministri Rama