Ora News - Ortodoksët festojnë Ditën e Ujit të Bekuar në Fier, 14-vjeçari nxjerr kryqin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Besimtarët ortodoks kanë festuar paraditen e sotme ditën e ujit të bekuar në Fier, ku u organizua hedhja e kryqit në ujë.

Procesioni nisi me meshën në Kishë dhe më pas besimtarët iu drejtuan shatërvanit në sheshin Europa. Qindra besimtar si dhe qytetarë ishin të pranishëm për të parë hedhjen e kryqit në ujë. Sipas zakonit, të rinjtë sfiduan të ftohtin dhe u hodhën në ujë, me qëllim fitimin e trofeut.

Prej të katërtin vit, ishte 14-vjecari Athanas Davidi që vazhdoi traditën për të nxjerrë kryqin nga uji e për t'ia dorëzuar metropolitit At Nikolla që e bekoi.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ortodokset-festojne-diten-e-ujit-te-bekuar-ne-fier-14-vjecari-nxjerr-kryqin