Ora News - Emigrantët vijojnë fluksin e largimit pas festave

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emigrantët vijojnë fluksin e largimeve në vendet ku jetojnë e Punojnë. Me ritmet më të larta po ikin drejt Greqisë, ku në dy pikat kufitare të Kakavijës e Kapshticës në 24 orët e fundit kaluan mbi 9 200 persona. Fundjava pritet të shënojë nisjen e fluksit të daljeve nga deti

Në të gjithë pikat kufitare, tokësore, detare dhe ajrore, vijon fluksi në dalje i emigrantëve që shqiptarë që kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë pasi kaluan festat e fundvitit.

Më ritme më të larta po largohen ata që jetojnë në Greqi.

Në 24 orët e fundit, fluksi pranë pikave të kalimit kufitar në Kapshticë e Kakavijë ka shënuar rritje.

Në Korçë, kanë kaluar traun e doganës rreth 4656 persona, ndërsa kanë hyrë mbi 2300 të tjerë.

Ndërsa në Kakavijë janë regjistruar 4526 shtetas shqiptarë në dalje me 1008 mjete. Po ashtu kanë dalë 479 me 282 mjete

Në orët e mbrëmjes së të enjtes, qytetarët patën ankesa për ritmin e punës së palës greke në hyrje e cila në Kakavijë punonte me 2 sportele.

Fluksi në dalje ka nisur edhe nga portet e Durrësit dhe Vlorës.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kakavije-vijon-fluksi-i-kthimit-te-emigranteve-shqiptare-ne-greqi

Category

📺
TV

Recommended