Report TV - Basha: Rama i pashpirt, gënjeu 12 vjeçaren e sëmurë me diabet

  • 6 years ago
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama përmes një statusi në Facebook se mashtroi diabetikët. Lideri i PD thotë se Rama nuk e mbajti premtimin që i dha 12 vjeçares Damiana Bakiu, por edhe të gjithë fëmijëve të tjerë që vuajnë nga diabeti se fishat e matjes do të rimbursohen që nga janari 2018.
?Janari erdhi, por as Damiana, as 1500 fëmijët e tjerë nuk do të rimbursohen, sepse qeveria e Edi Ramës nuk ka miratuar akoma Listën e Barnave të Rimbursueshme për vitin 2017. 1500 fëmijët e sëmurë me diabet do të vazhdojnë të blejnë 100 mijë lekë çdo muaj fishat e diabetit, sepse klanet e tregut miliarder farmaceutik, klientë të Edi Ramës, nuk kanë rënë akoma dakord si do të ndajnë fitimet nga Lista? thotë Basha.