Ora News - Ministrja serbe nuk ka informacion për ekstradimin e Ballist Morinës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburuviç ka deklaruar se nuk ka informacion në lidhje me esktradimin e Ballist Morinës nga Kroacia në Serbi.

Në një prononcim për gazetën "Blic" në Beograd Kuburuviç ka theksuar se nuk ka afat sipas të cilit ministri i Drejtësisë duhet të veprojë pas marrjes së vendimit të plotfuqishëm nga Gjykata dhe pas përmbushjes së kushteve për dorëzim.

Megjithatë, Kuburuviç beson se dorëzimi, do të ndodhë në çdo moment brenda një periudhe një vjeçare.

Ismail Morina është në paraburgim në Dubrovnik nga qershori i vitit 2017 kur ai u arrestua sipas një urdhër arresti lëshuar nga Serbia.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ministrja-serbe-nuk-ka-informacion-ekstradimin-e-ballist-morines