Ora News - Emigrantët largohen drejt Greqisë, fluks në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në pikat doganore me Greqinë ka nisur fluksi i largimit të emigrantëve. Vetëm në 24 orët e fundit traun e doganës në dalje e kanë kaluar mbi 6000 persona. Fluksi pritet të rritet në orët në vijim.

Emigrantët që jetojnë e punojnë në Greqi janë të parët që po largohen pasi kaluan festat e ndërrimit të vitit të ri pranë familjeve në Shqipëri.

Që prej pasdites së të martës fluksi në dalje nisi pranë pikave të kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë e Kakavijës në Gjirokastër.

Në këtë të fundit po regjistrohet orë pas ore fluks në rritje i këmbësorëve dhe automjeteve.

Në 24 orët e fundit sipas policisë kufitare kanë dalë 4522 shtetas shqiptarë dhe 647 me 1350 automjete.

Pala shqiptare punon me 4 sportele, ndërsa ajo greke me 3 të tilla, duke shmangur rradhët e pritjes në kufi.

Ndërsa në hyrje në këtë pikë kufitare janë regjistruar 1844 shtetas shqiptarë.

Fluksi në dalje nisi nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë, ku gjatë ditës së martë dolën 2462 shtetas shqiptare, duke krijuar edhe radhë në orët e pasdites.

241 546 shtetas shqiptarë dhe të huaj, hynë në Shqipëri në ditët e fundit të vitit që tashmë pritet të nisin të kthehen drejt vendeve ku jetojnë e punojnë.

Ndërkohë që në vijim pritet të nisë edhe fluksi nga i largimeve nga porti i Durrësit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/emigrantet-kthehen-ne-vendet-e-punes-fluks-ne-kakavije

Category

📺
TV

Recommended