Report TV - Nënstacioni i Babrrusë qëllohet sërish me armë zjarri, avari

  • 6 years ago
Ashtu si natën e ndërrimit te viteve linja 110 kv e OST në Babrru që furnizon me energji elektrike nënstacionin e uzinës së Traktorëve dhe Kinostudion është qëlluar edhe mbrëmjen e së hënës më armë zjarri.
Zyra e shtypit pranë OSHE konfirmon për Report tv se këtë fakt e kanë evidentuar sot në mesditë ekspertët në terrën që kanë gjetur shënjë plumbi në kabullin e këputur.

Kjo foto e siguruar nga Report tv tregon qartë se plumbi ka depërtuar tejpërtej kabullin elektrik.

Mbrëmë rreth orës 20:00 në linjën 110 kv që furnizon me energji nënstacionin e uzinës së Traktorëve dhe Kinostudion ka pasur një shkëputje të energjise duke lënë pa energji zonën juglindorë të kryeqytetit për më shumë se 20 minuta.

Teknikët e OSHE kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë riparuar dëmin duke bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike.

OSHE konfirmon për Report tv se ekspertët kanë gjetur shenja plumbi në kabullin elektrik e për këtë këtë oshe i është drejtuar organeve të rendit. (G.ne/Shqiptarja.com)