Report TV - Bankers Petroleum ofron pako ushqimore për familjet në nevojë

  • 6 years ago
Kompania Bankers Petroleum ka shpërndarë 130 pako për familjet në nevojë në zonat ku kompania operon. Si çdo vit, kompania ka menduar t?u gjendet pranë dhe t?u ofrojë atmosferën e festave familjeve që nuk kanë mundësi të kalojnë ndërrimin e viteve si të tjerët. Identifikimi i familjeve dhe shpërndarja e pakove u bë në bashkëpunim me shërbimet sociale të Bashkive Fier, Patos dhe Roskovec.
Familjet jetojnë në zonën e Patos-Marinzës në fshatrat Zharrës, Marinëz, Jagodinë, Belinë, Kallm I Madh, Sheqishtë dhe Frashër. Familjeve u janë dhuruar kryesisht ushqimet, por sigurisht duke mos lënë mënjanë as lodrat për fëmijë. Për të vegjlit, kompania mundësoi edhe krijimin e atmosferës festive me babagjyshë e lojra të ndryshme.

Category

📺
TV

Recommended