Ora News - Festa e Vitit të Ri, Bashkia e Tiranës shpërndan pako me ushqime për familjet në nevojë

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

2 views
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vitin e ri në kryeqytet do ta festojnë dhe ato familje të cilat nuk kanë të ardhura të mjaftueshme. Tashmë administrata e bashkisë ka nisur shpërndarjen e pakove të festave me ushqime por dhe me dhurata për fëmijët.

Në Njësinë Administrative në Bërzhitë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se solidariteti i treguar në këto ditë festash duhet të vazhdojë gjatë gjithë vitit, për të ndihmuar këdo që ka nëvojë për mbështetje në çaste të vështira.

Veliaj: I falenderoj të gjithë bamirësit që, jo vetëm këtu në Bërzhitë, por në të gjithë territorin e Tiranës, i kanë dalë në krah Bashkisë, duke marrë listat e familjeve në nevojë dhe ashtu si sot, po shpërndajnë paketa ushqimore dhe dhurata për fëmijët. Një solidaritet të tillë e kemi pasur në çdo cep të Tiranës. Do të doja që kjo nismë të vazhdonte gjatë gjithë vitit. Kush ka dy, një mund ta falë, kush ka mundësi për një vakt për Vitin e Ri, një mund ta dhurojë. Kush ka sot një shans më shumë se një tjetër, të ndihmojë.

Kryebashkiaku u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, por edhe bizneseve të ndryshme që në këto ditë festash të dhurojnë ndihma.

Veliaj: Në këto ditë kemi nevojë për solidaritet. Unë e di se ky është një qytet me shumë banorë, sa vjen e rritet me njerëz që vijnë nga të gjitha cepat e Shqipërisë dhe sigurisht gjithmonë do të ketë probleme për njerëzit në nevojë. Por, gjithashtu besoj se një qytet që ka 1 milion banorë, që prodhon gjysmën e ekonomisë së vendit, duhet të ketë mundësi që të ketë edhe gjysmën e bamirësisë dhe gjysmën e solidaritetit të vendit. Dua të ftoj të gjithë ata anëtarë të komunitetit që i kanë këto mundësi ta bëjnë këtë punë në çdo kohë të vitit.

Nisur nga përvoja pozitive një vit më parë gjatë situatës së emergjencave si pasojë e temperaturave tepër të ulëtave, Veliaj kërkoi një përkujdesje më të madhe ndaj moshës së tretë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/festa-e-vitit-te-ri-bashkia-e-tiranes-shperndan-pako-me-ushqime-familjet-ne-nevoje