Report TV - Vullnetarët Jona dhe Anisi performojnë pjesë muzikore për fëmijët

  • 6 years ago
Jona është motra e vogël e Anis Tahirajt. Marrëdhënia e admirueshme mes 25 vjeçarit dhe 19 vjeçares ka nisur nga edukata e familjes. Jona dhe Anisi janë vullnetar në shoqatën YMCA (Young Men's Christian Association), duke performuar pjesë muzikore, Jona me violinë dhe Anisi me kitarë.
Për ta, ndjesia më e bukur është të japësh sesa të marrësh. Pikërisht për këtë arsye, janë bërë pjesë e shoqatës. Nëse nuk duam pjesëtarët e familjes është e pamundur të falësh dashuri të pastër për të tjerët. Anisi tregon për Report Tv, si është të jesh vëlla i madh.

Edhe Jona rrëfen marrëdhënien mes tyre më në detaje. Po sa në harmoni janë dy instrumentet me njëri tjetrin? Jona ka një shpjegim të veçantë për këtë. Egla drejtuesja e shoqatës YMCA organizoi një aktivitet bamirësi për fëmijët në nevojë. Egla tregon për Report Tv se si lindi ideja e kësaj nisme.

Category

📺
TV

Recommended