Report TV - Elbasan, përfshihet banesa nga zjarri, lëndohet 90-vjeçari

  • 6 years ago
Elbasan- 90 vjeçari me iniciale F.Zh., është dëmtuar për shkak të zjarrit në banesën e tij në lagjen "Beqir Dardha" në Elbasan.

Ambulanca ka shkuar menjëherë në vendngjarje për ta ndihmuar të moshuarin. 90 vjeçari është dërguar në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shkak i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qenë përdorimi i pajisjes elektrike.

Recommended