Ora News- Lilaj futbollisti i vitit: Festoj me shokët, pastaj të shikojmë për të ardhmen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

FSHF organizoi edhe këtë fundvit mbrëmjen gala ku bashkoi disa nga personazhet më të njohura të futbollit në vendin tonë dhe nderoi me çmime shumë emra të njohur, ndërsa shpalli edhe lojtarin e gjyqtarin më të mirë të vitit 2017.

Është mesfushori Sabien Lilaj futbollisti më i mirë në vendin tonë për këtë vit, me lojtarin e Skënderbeut që "u shpërblye" me Këpucën e Artë, ndërsa i është akorduar edhe një çek prej 2 milionë lekësh të vjetra nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Menjëherë pas marrjes së çmimit, Sabien Lilaj u shpreh:

"Është një shtysë shumë e madhe për mua për të vazhduar përpara pasi kemi kaluar një sezon vërtetë të lodhshëm dhe është vërtetë kënaqësi të vlerësohesh pas kësaj periudhe.

"Sigurisht është një distancë e konsiderueshme, por jemi shpejt për të folur për titullin. Unë mendoj të bëj punën time, jam gati gjithmonë për kombëtaren. Ajo është në dorë të trajnerit nëse do të vazhdoj të jem apo jo.

"Sipas gjasave do të festoj me shokët e ekipit pastaj të shikojmë."



Çmimi i arbitrit më të mirë për vitin 2017 iu dorëzua Juxhin Xhajës.

Për më shumë lexoni në:

http://www.oranews.tv/article/lilaj-futbollisti-i-vitit-festoj-me-shoket-pastaj-te-shikojme-te-ardhmen

Recommended