Ora News- Përjashtimi i deputetëve të opozitës, Bushati: Nuk mund të cënohet puna e Parlamentit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas vendimit për përjashtimin e deputetëve të opozitës në lidhje me protestën e së hënës, deputeti socialist Ervin Bushati tha se nuk mund të cënohet puna e parlamentit me veprime të këtyre deputetëve. Në një dalje për mediat, Bushati tha se në fund të 2017 Parlamentit i vihet një njollë e zezë që nuk e meriton,

Ervin Bushati: Akte të dënueshme dhune apo pengimi i të drejtës së votës të çdo deputeti janë të dënueshme. Është e papranueshme që veprime të tilla të cënojnë sadopak integritetin e punës së parlamentit aq më tepër në momentin që Shqipëria është kaq pranë integrimit. Në fund të vitit parlamentit i vihet një njollë e zezë që nuk e meriton, aq më tepër me një punë voluminoze që është bërë për të pasur sa më shumë produktivitet në reformën në drejtësi dhe për të qenë sa më afër BE.Është për të ardhur keq që cdo deputet i opozitës të përpiqet të pengojë punën.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/perjashtimi-i-deputeteve-te-pd-bushati-nuk-mund-te-cenohet-puna-e-parlamentit

Category

📺
TV

Recommended