Report TV - Dëmtimi i urës së Zëmblakut, devijohet rruga

  • 6 years ago
Shumë rrugë dhe ura në mbar vendin u dëmtuan gjatë përmbytjeve të fundit, ndër to është edhe ura e Zëmblaku e cila tashmë është e pakalueshme. Si alternativë për të lidhur zonën e Pustecit po përdorët rruga e Pojanit, por vetëm për mjetet nën 20 ton. Mjetet e tonazhit të rëndë duhet të gjejnë alternative të tjera.

Reshjet e fundit të nëntorit bënë që shumë rrugë dhe ura të shkatërrohen në mbarë vendin. E tillë është edhe ura e Zëmblakut, e cila si pasojë e prurjeve të shumta u dëmtua në pjesën kryesore të saj. Këmbët e urës janë thuajse të thyera totalisht. Si alternativë për të kaluar në Maqedoni shfrytëzohej rruga e Pojanit, por ura në këtë fshat nuk ka strukturën e fortë për të mbajtur mjete mbi 20 ton. Një gjë të tillë e ka bërë me dije edhe prefekti i qarkut të Korçës Dhori Spirollari i cili pas vëzhgimit në terren duke parë strukturën e hollë të këmbëve të urës ka vendosur që mjetet e rënda duhet të gjejnë një tjetër rrugë alternative për të kaluar.