Negociatat, Franca njeh progresin e Shqipërisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Franca njeh progresin e Shqipërinë në reformat kyçe, në funksion të integrimit europian. Ministri i Brendshëm francez Gerard Collomb, në konferencën me kryeministrin Rama, kujtoi deklaratën e Presidentit të Francës Macron për mbështetjen që i jep perspektivës europiane të Ballkanit dhe Shqipërisë.



?Presideni Macron kur foli në Sorbone, tha se rajoni i Ballkanit duhet të stabilizohet dhe BE nuk duhet ta lë jashtë europës. Reformat sigurisht marrin kohë, por duhet ecur përpara. Besoj se mund t?ia arrini kësaj ëndrre që është e rëndësishme edhe për Francën dhe Europën. Për faktin se Presidenti francez në Sorbonë citoi Ballkanin dhe Shqipërinë, që mund edhe të mos e kishte bërë, por fakti se e përmendi, tregojnë një drejtim. E di që edhe qeveria juaj është qeveri reformash dhe po punoni për reforma në institucione. Ju po e bëni sepse BE e kërkon, por e bëni edhe për veten tuaj, pasi duke reformuar vendin mund të eci përpara.?





Rama tha se ritmi i reformave do të jetë më i lartë, në mënyrë që Shqipëria të përfitojë vendimin për hapjen e negociatave.



Ministri francez dhe kreu i qeverisë shqiptare thanë se shqiptarët nuk duhet të tentojmë me për të kërkuar azil.



?20% e azilkërkuarve në Francë janë shqiptarë. Kjo është një çështje mbi të cilën po punojmë e do punojmë bashkë dhe autoritetet shqiptare, që kanë treguar kuraje, pasi është një çështje delikate. Kur i kërkojmë autoriteteve shqiptare të kthejmë shqiptarët, kemi pasur përgjigje pozitive. Rrjetet kriminale janë botërore dhe bashkëpunimi është i domosdoshëm dhe duhet patjetër që në sajë të partneritetit që kemi duhet të arrijmë rezultate.?



Më herët ministri Collomb është takuar me ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj, me të cilin u fol mbi bashkëpunimin në fushën e rëndit mes dy vendeve.