Ora News – Kryeprokurori i ri, Hyseni fton prokurorët të aplikojnë: Opozita kërkon bllokim

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Teksa Kuvendi shpalli pasditen e sotme vakancën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm të përkohshëm, deputeti socialist Alket Hyseni ftoi të gjithë prokurorët që plotësojnë kriteret të aplikojnë.

Hyseni: Ftoj të gjithë prokurorët që plotësojnë kriteret e përcaktuar në ligj, prokurorët më me eksperiencë që ka gjithë sistemi jonë i prokurorisë të aplikojnë menjëherë, që nga dita e sotme ka hyrë në fuqi vendimi, të aplikojnë me anë të një CV dhe kërkesë ku pranojnë kandidimin. Komisioni do të vazhdojë procedurat duke seleksionuar kandidaturat nëse plotësojnë apo jo kritetert, duke bërë seanca dëgjimore dhe pastaj t?ia paraqesim për votim Kuvendit.

Ndërsa opozita e kundërshtoi qartazi këtë proces, Hyseni deklaroi në Ora News se opozita përpiqet të fusë në hulli ngërçi një element i cili nuk ka diskutim.

Hyseni: Është Kuvendi që ndërhyn në këtë rast duke caktuar me shumicë të thjeshtë Prokurin e ri të Përgjithshëm, të përkohshëm. Që të jemi të qartë. Nuk bëhet fjalë për zgjedhjen e Kryeprokurorit definitiv, është një Kryprokuror i përkohshëm i cili do të qëndrojë në detyrë deri në krijimin e KLP. Nga pikëpamja juridike nuk ka asnjë diskutim. Opozita përpiqet të fusë në hulli ngërçi një element i cili nuk ka diskutim. Ligji është i shkruar e zezë mbi të bardhë dhe nuk ka fare diskutime për një nivel minimal të juristëve.Nëse nuk aplikohet kjo normë cila ka qenë arsyeja që ligjvënësi e futi këtë dispozitë? Ky ishte rasti.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/kryeprokurori-i-ri-hyseni-fton-prokuroret-te-aplikojne-opozita-kerkon-bllokim

Recommended