Report TV - Përmbytjet, fermerët: Kemi kërkuar ndihmë, por s'kemi marrë përgjigje

  • 6 years ago
Edhe pse është tërhequr uji nga zonat e përmbytura, problematikat vazhdojnë akoma, më shqetësues mbetet fati i bagëtive pasi ka mungesë ushqimi dhe strehimi për to është mjaft problem.

Thuajse të gjitha stallat në Hoxharë, Povelsh, Feras janë të mbuluara nga uji. Veterinerët bëjnë apel që të gjendet sa më shpejt një zgjidhje për strehimin e tyre, pasi një pjesë mjaft e madhe e bagëtive janë ftohur dhe si pasojë prite të përhapet edhe ndonjë sëmundje, çka mund të shkaktoj problem shumë të mëdha.
?Bagëtia nuk ca ha, ata 5 dengje që kemi ca u mbytën ca janë lartë nuk janë mbytur akoma, do ti nxjerrim nga e keqja. Jo jo nuk na kanë sjellë asgjë?, shprehet një prej banorëve, ndërkohë që një tjetër banor shton se: ?Shumë bagëti kanë ngordhur, edhe qengja kanë ngordhur. Ushqimi mungon ?.

Fermerët nuk e dinë akoma se çfarë do të ndodh për fatin e bagëtive të tyre, pasi ka edhe mungesë të medikamenteve. Kanë kërkuar ndihmë nga Ministria e Bujqësisë, por akoma nuk kanë marrë asnjë përgjigje.