Dorëheqja në QSUT, Spahia: Arsyeja qëndron tek korrupsioni që e ka kapur për fyti këtë sistem

  • 6 years ago
Deputeti i PD-së, Bardh Spahia, njëkohësisht anëtari i Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, ka reaguar pas peticionit të doktorëve të QSUT-së për dorëheqjen e tyre. Spahia e konsideroi dorëheqjen e tyre si ?tronditëse?, ndërsa u shpreh se ky është një reagim i mjekëve pas kushteve ?skandaloze? me të cilat ata janë të detyruar të punojnë çdo ditë.
"Ka mungesa të theksuara në të gjitha aspekte, një sistem shëndetësorë në amulli të plotë, në kaos total, me mungesa në të gjitha aspektet. Kushte të tmerrshme me të cilat janë të detyruar të punojnë punonjësit e sistemit shëndetësorë.

Dorëheqja e mjekëve është tronditëse. Kjo tregon dështimin e sistemit shëndetësorë nën udhëheqjen e qeverisë në fjalë. Nuk ka qenë kurrë i rrënuar si sot. Ka një vendosmëri të mjekëve të QSUT-së për ta ngritur zërin tashmë për kushtet ku ndodhen, për mungesat ekstreme me medikamente e pajisje mjekësore. Përballen çdo ditë e natë me kushte ekstremisht të vështira dhe është e qartë që nuk do i pranojnë më këto?, tha Spahia.

Category

📺
TV

Recommended