BOOM: Rrethrrotullimi i Rrogozhinës “pikë e zezë”, rruga pa barriera dhe shitës ambulantë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aksin Durrës-Rrogozhinë, mbetet një prej segmenteve më të rrezikshme dhe burim aksidentesh. Gjatë një monitorimi të këtij aksi deri në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, ku ndahen rrugët për Rrogozhinë dhe Lushnje, emisioni investigativ BOOM evidentoi një sërë problematikash.

Sapo i afrohesh rrethrrotullimit ajo që të bie në sy janë tabelat e pafundme, nuk dihet nëse kjo rrugë ka përfunduar apo jo, nuk dihet shpejtësia me të cilën duhet të ecin drejtuesit e mjeteve.

Por problemi më thelbësor mbetet ai i kalimit të rrugës. Në afërsi të rrethrrotullimit nuk ka barriera ndarëse në rrugë, dhe banorët e zonës e shfrytëzojnë për të kaluar edhe pse vetëm 100 metra nga rrethrrotullimi ndodhet mbikalimi.

Ata pranojnë që është mbikalimi por nuk ju përshtatet me punën që ata duan të kryejnë, dikush me biçikletë, dikush me gomar që të shkoj tek toka.

BOOM pyeti edhe ekspertin e sigurisë rrugore, z.Artur Sulçe, i cili thotë se barrierat duhet të mbyllen dhe qytetarët duhet të shfrytëzojne mbikalimin. Sipas tij edhe tabelat do të hiqen pasi rruga interurbane siç mban dhe emrin, nuk ka përfunduar ende.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/boom-rrethrrotullimi-i-rrogozhines-pike-e-zeze-rruga-pa-barriera-dhe-shites-ambulante

Recommended