Report TV - Sukthi nën ujë,banorët kërkojnë ndihmë

  • 6 years ago
DURRES-Në Sukth dhe në Rrushkull vijon që të jetë një situatë e rëndë nga përmbytjet. Banorët e zonës kërkojnë ndihmë në Report Tv, ndërsa u bëjnë thirrje Emergjencave Civile që të ndërhyjnë sa më parë, pasi banesat i kanë nën ujë.

?Situata është jashtë kontrollit, gjendje alarmante, ju lutem na ndihmoni. Ka 5 vite që është kjo situatë sa herë ka reshje. Janë 20 familje që janë përmbytur në Sukth dhe Rrushkull? shprehet Gazi Sota, njëri nga banorët.